Skip to content

Lajmi I Fundit

Moment prekës, Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë (VIDEO)

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Moment prekës, Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë (VIDEO)

Ylli i futbollit Lionel Messi, në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, ka shpërthyer në lot, ndërsa u rreshtua me shokët e tij të ekipit për herë të fundit në tokën argjentinase.

Në një video që po bën xhiron në rrjetet sociale, sulmuesi shihet duke fshirë sytë, duke lënë të kuptohet se kjo është hera e fundit që ai do të luajë para tifozëve të tij në shtëpi.

Argjentina e Mesit u përball me Zambian në La Bombonera në Buenos Aires në një miqësore, me ish-yllin e Barcelonës që shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Mesi, i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Lionel Skaloni pas fitores së zbehtë të Argjentinës ndaj Mauritanisë të premten e kaluar, pati një ndikim të menjëhershëm në miqësoren e mbrëmshme të cilën e fituan me shifrat e thella 5-0.

Në Botëror, Argjentina do të luajë në Grupin J ku do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Mesi do të luajë në Kupën e Botës së tij të 6-të ndërsa synon trofeun për herë të dytë radhazi.

🚨💣 Deeply emotional scenes unfolding in Argentina 🇦🇷🥹

Lionel Messi is currently playing what is expected to be his LAST match with the national team on Argentine soil.

The final chapter at home for the greatest of all time before the 2026 World Cup. This one really hurts.… pic.twitter.com/yW8WaYYxyi

— Topskills Sports UK (@topskillsportuk) April 1, 2026

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Dubai goditet nga një stuhi e madhe! Përmbytje të menjëhershme dhe stuhi me bubullima paralizojnë aeroportet dhe (VIDEO)
Next Post: “I kishe çarçafët për faqe të zezë”/ Brikena largohet me nerva nga Mateo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme