Skip to content

Lajmi I Fundit

“Monika Kryemadhi zbulon të vërtetën: A ka pasur marëdhënie pas ndarjes nga Ilir Meta”!!!

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on “Monika Kryemadhi zbulon të vërtetën: A ka pasur marëdhënie pas ndarjes nga Ilir Meta”!!!

Monika Kryemadhi gjatë deklaratës së saj në “Top Story” ka folur për divorcin me Ilir Metën, si erdhi ky vendim për përfundimin e martesës së saj.

Ajo foli edhe për prapaskenat politike, si shihej ajo në LSI, sa mbështetej në atë parti, duke zbuluar kështu edhe disa detaje nga marrëdhënia me ish-partnerin.

“Janë dy momente të vështira për jetën time. Një ka qenë sëmundja se aty kuptova sa e brishtë jam dhe e dyta ka qenë divorci, ku kuptova sa e fortë jam. Vendos në një balancë mundësitë e tua. Mund të bëja viktimën, por vendosa të eci përpara. Nuk më shkon shumë roli i viktimës, sepse është false, unë kam luftuar gjithmonë. E shkuara ka të bukurat e saj, por ka edhe ato të këqija. Zhgënjehet shumë kur gjendet një kauzë e vogël për ta distancuar ose larguar. Në jetë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, nuk e mendoja që politika do të sillte divorcin tim.

Unë kam qenë egoiste në arenë, por jo në familje. Janë ndarë gjithmonë njerëzit brenda partisë. Në pushtet ishin ata të Ilirit, ndërsa të mitë ishin ata që numëronin votat dhe ishin gjithmonë aty. Mora një parti ku ishin me deputetët e burrit, dhe ishin me ish-ministrat e burrit, kishte një grup parlamentar i cili ishte më shumë lidhje shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, ishte një parti e cila kur Ilir Meta vajti president u la përballë PD-së dhe PS-së.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Soda e bukës, “sekreti” që trajton reumatizmën përgjithmonë, ja si ta përdorni (VIDEO)
Next Post: E Pazakont! Detektivja private: ‘Një burrë shqiptar tradhtonte gruan me një mashkull’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme