Edhe pse historia e tyre në “Big Brother VIP Kosova” ka përfunduar, raporti mes Xhenetës dhe Gjestit vazhdon të tërheqë vëmendje në rrjetet sociale dhe në emisionet televizive.
Romanca e nisur brenda shtëpisë së reality show-t mori fund pak kohë pas daljes së tyre, por deklaratat dhe reagimet mes dyshes nuk kanë munguar.
Së fundmi, gjatë rubrikës “Trotuar” në emisionin “E Diell”, Xheneta komentoi publikisht sjelljen e ish-partnerit të saj pas ndarjes. Ajo tha se Gjesti po kontakton mikeshat e saj dhe kërkoi që kjo të ndalet.
Xheneta tregon mbi dyshimet dhe prapaskenave me Loredanën, që sipas saj, e ka marrë në telefon për t’i treguar se Gjesti e ka ngacmuar.
“Show-Bizz është pjesa më e keqe në jetën tonë, sepse përballesh me njerëz që ti i bën mirë dhe ta kthen keq. Unë jam me mendimin se ku ka zë, nuk është pa gjë. Përderisa kanë dalë screenshot-et që Loredana dhe Gjesti kanë qenë në të njëjtin vend, ndryshe nga ç’ka thënë Loredana.
Shoqet e saj e kanë publikuar në të njëjtën ditë, jo të nesërmen si Loredana. Unë mendoj se ka diçka, por ia lë në ndërgjegjen e të dyve. Unë e kam mbyllur raportin me Gjestin dhe ta marrë kush të dojë. Ia lë në ndërgjegjen e atyre.
Një person me të cilin unë haj bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët. Loredana më ka marrë telefon dhe më ka sqaruar se ka bërë biseda me Gjestin dhe ai e ka ngacmuar. Kjo më tha se nuk do ta bënte asnjëherë, por kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme.
Loredana më ka telefonuar, por kam zgjedhur të mos i përgjigjem. Me Gjestin nuk kam folur, nuk kam folur me asnjërin prej tyre”, tha Xheneta.