Skip to content

Lajmi I Fundit

Moza në qendër të vëmendjes/ Njihuni me ish bashkëshortin e saj, shkrimtarin e njohur shqiptar!

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Moza në qendër të vëmendjes/ Njihuni me ish bashkëshortin e saj, shkrimtarin e njohur shqiptar!

Shkrimtarja dhe poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, është kthyer në një fenomen të vërtetë që me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “Ferma VIP”.

Rrjetet sociale janë pushtuar tashmë nga videot dhe batutat e saj spontane, duke e bërë atë një nga personazhet më të komentuar, ndonëse ndodhet ende në ditët e para të qëndrimit.

Pavarësisht se publiku po e shijon pafund këtë anë karizmatike dhe të drejtpërdrejtë të saj brenda shtëpisë, shumë pak detaje janë të njohura për publikun e gjerë rreth jetës së saj private.

Mimoza është nënë e dy vajzave, ndërsa ish-bashkëshorti i saj është pikërisht studiuesi i njohur shqiptar, Aurel Plasari.
Gjatë bisedave të saj në fermë, ajo nuk ka hezituar ta përmendë ish-bashkëshortin, duke ndarë me konkurrentët e tjerë një detaj mjaft komik nga e kaluara e tyre.

Duke shkaktuar të qeshura të shumta në grup, shkrimtarja zbuloi një frazë që ai e përdorte shpesh kur bëhej fjalë për të.

“Bashkëshorti im thoshte gjithë i shkreti: ‘Gjallë është, por më duket sikur… Mozës mos i flisni pas orës 12, se nuk di çfarë thotë’”, është shprehur Mimoza mes humorit.

Ky moment thekson edhe një herë natyrën e saj pa komplekse dhe aftësinë e rrallë për të dhuruar spektakël qoftë edhe përmes rrëfimeve të thjeshta nga jeta e saj personale.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vila luksoze në Palasë është e Mirlinda Karçanajt/ Ish-zyrtarja në SPAK: Vilat jo të miat, vetëm…!
Next Post: Arbana Osmani kritikohet për shprehjen raciste gjatë “Ferma VIP”: Moderatorja bën të papriturën..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme