Skip to content

Lajmi I Fundit

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on “Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se mund të japë dorëheqjen së shpejti, pas protestave të zhvilluara në sheshin Slavija në Beograd.

Gjatë një vizite në Pekin, Vuçiç tha para gazetarëve se mandati i tij po i afrohet fundit dhe se largimi nga posti mbetet një mundësi reale.

“Është e mundur që të jap dorëheqjen së shpejti”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk do ta shkurtojë mandatin në mënyrë artificiale, siç kishte bërë ish-presidenti Boris Tadić, shkruajnë mediat.

Vuçiç minimizoi gjithashtu ndikimin e protestave studentore në Slavija, duke deklaruar se ato nuk mund të destabilizojnë vendin dhe duke i cilësuar si protesta pa përmbajtje dhe jo veçanërisht masive.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë vlerësuan se në protestë morën pjesë rreth 34 mijë persona. Presidenti serb akuzoi organizatorët për incidentet e ndodhura pas përfundimit të tubimit.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Partia Progresive e Serbisë do të organizojë tubime nga 26 deri më 28 qershor, duke theksuar se mesazhet politike janë më të rëndësishme sesa numri i pjesëmarrësve.

Duke komentuar raportet mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kinës, Vuçiç hodhi poshtë pretendimet se Beogradi është “pranë vijës së kuqe” në raport me bashkëpunimin me Pekinin.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lufta drejt fundit/ Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit, gati marrëveshja me SHBA-në
Next Post: Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme