Skip to content

Lajmi I Fundit

“Ne na është nxirë jeta” Soni Malaj e thotë troç pse mori fund fejesa me Flori Mumajesin: Ja kush na ka ndarë

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on “Ne na është nxirë jeta” Soni Malaj e thotë troç pse mori fund fejesa me Flori Mumajesin: Ja kush na ka ndarë

Së fundmi, Soni Malaj është kthyer në qendër të vëmendjes pasi ka folur hapur brenda fermës për jetën e saj personale, duke ndarë edhe detaje nga periudha kur ishte e fejuar me Flori Mumajesin.

Gjatë një bisede me Indrin dhe Kostanën, këngëtarja rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte vazhdimisht nën vëzhgimin e mediave, e cila krijoi një presion të madh në jetën private.

Ajo tregoi edhe një moment të pazakontë, kur çifti kishte vendosur të sajonte një ndarje, madje duke ua thënë këtë edhe familjarëve, vetëm për t’i shpëtuar vëmendjes së tepërt mediatike.

“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë çfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, rrëfeu Soni Malaj.

Këngëtarja u shpreh gjithashtu se pikërisht ky presion i vazhdueshëm mediatik dhe pamundësia për ta menaxhuar situatën ndikuan në fundin e marrëdhënies së tyre.

“Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Ne kemi qenë bashkë 2005-2009. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, çfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh këngëtarja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: U nda me sherr të madh me Brikenën?! Edi Manushi zbulon bisedën me Mateon: Leje burrë se…nuk e besoni çfarë i ka thënë
Next Post: Mustafa Nano: Asnjëherë nuk ka ekzistuar shteti Palestinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme