Një debat në distancë është zhvilluar mes Ilir Demalisë, dhe gazetarit Osman Stafa, ndërsa të dy kanë hedhur akuza në drejtim të njëri tjetrit.
Shkak për këtë është bërë një deklaratë e Demalisë, në studion e Ylli Rakipit, që pretendonte me humor se Osman Stafa kishte ambicie për të qenë kryebashkiak i Tiranës, ose i Cërrikut.
