Skip to content

Lajmi I Fundit

Nga Microsoft dhe Apple, te Google dhe Tesla, Irani kërcënon me sulme ndaj kompanive amerikane askush s’është i sigurt..!

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Nga Microsoft dhe Apple, te Google dhe Tesla, Irani kërcënon me sulme ndaj kompanive amerikane askush s’është i sigurt..!

Teherani paralajmëron zgjerim të objektivave nga ushtarakë në ekonomikë në Lindjen e Mesme

Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Garda Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se nga 1 prilli do të synojë kompani amerikane në rajon, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve kundër Iranit, sipas mediave shtetërore iraniane.

Sipas të njëjtave burime, objektiv do të jenë 18 kompani amerikane, mes tyre Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.

“Këto kompani duhet të presin shkatërrimin e objekteve të tyre si kundërpërgjigje ndaj çdo akti terrorist në Iran, duke filluar nga ora 20:00 me orën e Teheranit, të mërkurën, më 1 prill”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.

Në deklaratë, Garda Revolucionare u bëri thirrje punonjësve të këtyre kompanive të “largohen menjëherë nga vendet e punës”, si dhe banorëve «në të gjitha vendet e rajonit» të evakuojnë zonat përkatëse.

Lista e kompanive që përmenden si objektiv përfshin: Cisco, HP, Intel, Oracle, Microsoft, Apple, Google, Meta, IBM, Dell, Planter, Nvidia, JP Morgan, Tesla, GE, Spire Solutions, G42 dhe Boeing.

Referenca ndaj “Planter” mund të lidhet me kompaninë Palantir Technologies, e cila është përmendur më parë nga mediat iraniane si një nga objektivat e mundshëm.

Paralajmërimi sinjalizon një zgjerim të përballjes, duke kaluar nga objektivat ushtarake drejt infrastrukturës dhe interesave ekonomike amerikane në rajon.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kërkoi kthimin e refugjatëve sirianë në atdhe, Merz tërheq deklaratat e tij pasi…!
Next Post: Horoskopi 1 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme