Skip to content

Lajmi I Fundit

Nis protesta e PD, demokratët mbushin sërish sheshin për largimin e Ramës nga qeveria..!

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on Nis protesta e PD, demokratët mbushin sërish sheshin për largimin e Ramës nga qeveria..!

Ka nisur protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ndërsa qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së opozitës, e cila zhvillohet mes masave të forta të sigurisë dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin.

Pavarësisht motit të keq, militantë dhe simpatizantë të PD kanë vijuar grumbullimin në shesh, ndërsa një pjesë e tyre kanë mbërritur edhe nga rrethet.

Në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie për mbarëvajtjen e tubimit, ndërsa vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita, ndodhet në bulevard për të ndjekur nga afër situatën dhe zbatimin e planit të masave.

Prej orëve të pasdites, policia ka bllokuar disa akse kryesore në qendër të Tiranës, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët pranë Kryeministrisë.

Edhe pse më herët ishte raportuar se protesta nuk do të kishte fjalime politike dhe do të fokusohej te marshimi dhe format simbolike të protestës, para Kryeministrisë është vendosur një mini-podium, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë adresime nga drejtuesit e opozitës.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të 17 prillit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Do të ketë dhe pandemi të tjera”/ Imunologu me Nobel: Ja kur do të jetë gati vaksina për hantavirusin
Next Post: Kina ndryshon luftën detare, teston me sukses armën e re të paparë deri më tani kundër dronëve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme