Skip to content

Lajmi I Fundit

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Posted on April 20, 2026 By admin No Comments on Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Këtë javë në Rrethi Katror, u diskutuan një sërë zhvillimesh nga vendi dhe bota, që tërhoqëm vëmendjen e ditëve që lamë pas.

Alfred Çako në studion e kësaj rubrike, është shprehur se ka informacione se shqiptarja e njohur Mira Murati ka marrë pjesë në një bord që sipas tij quhet “Qeveria Botërore Hijet”.

Kjo është hera e parë që në këtë mbledhje bordi botëror merr pjesë një shqiptare thotë Çako, e cila ka qenë si përfaqësuese e Agjensive të IA në SHBA.

Por ai shton më tej se Mira Murati është folur disa herë që mund të vijë si kryeministre në vendin tonë, e dërguar nga elita botërore.

“Në planin ndërkombëtar, është mbledhur ajo që quhet Qeveria Botërore Hijet para disa ditësh. Këtu për herë të parë ka marrë pjesë dhe një shqiptare, dhe kjo është Mira Murati, e cila ka marrë pjesë si përfaqësuese e Agjensive të AI në SHBA. Është hera e parë kjo. Të marrësh pjesë në qeverisjen botërore, është e vetmja shqiptare në dijeninë time.

Këtu është diskutuar për automatizimin e ekonomisë dhe për çështjen e robotikës pas vitit 2030.

Pra agjenda e 2030 që u kam thënë unë që synon të shfarosë njerëzit që bëjnë punë me dorë nëpër fabrika dhe robotizimi i këtyre proceseve, ua kam thënë shumë herë që heqja e kësaj shtrese që është shumica në numrin e popullsisë botërore do të bëhet me luftëra duke larguar investimet ekonomike nga fushat e gjera ekonomike, në fushën e mbrojtjes dhe duke lënë pjesët e tjera jetike të njerëzve të pambuluara me investime.

Duke ulur oferta e mallrave në këtë mënyrë, rriten çmime, dhe fillon uria.

Mira Murati është folur disa herë që mund të vijë si kryeministre këtu, e dërguar nga elita botërore, ta katapultojnë këtu për të realizuar agjendat e tyre. Të kam thënë që nëse këta kanë të njëjtat agjendat, që janë depopullim dhe kontrolli”, tha ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Euro prek minimum historik! Ja me sa këmbehet. Afrimi i sezonit pritet të shtojë ‘presionin’
Next Post: Mijëra shqiptarë rrezikojnë lejen e qëndrimit në Greqi, eksperti: Ja rreziku i madh pas rregullave të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme