Skip to content

Lajmi I Fundit

Njihuni me “Vejushën e zezë”, thuhet se ka vrarë 11 burra/ Dëshmia tronditëse: Mbyta më shumë se kaq, dhe…!

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Njihuni me “Vejushën e zezë”, thuhet se ka vrarë 11 burra/ Dëshmia tronditëse: Mbyta më shumë se kaq, dhe…!

Një rast i pazakontë krimi ka tronditur opinionin publik në Iran. Kolsum Akbari, 56 vjeç, e njohur tashmë nga mediat si “Gruaja e Zezë”, akuzohet për helmimin dhe vrasjen e të paktën 11 bashkëshortëve gjatë një periudhe prej 22 vitesh. Vetë ajo ka pranuar akuzat, por ka lënë të kuptohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh – deri në 20 burra.

Sipas hetimeve, Akbari ndiqte një skemë të përsëritur: martohej me burra të moshuar, zakonisht të pasur ose me pasuri të trashëgueshme, të cilët më pas i helmonte me ilaçe të përziera me alkool industrial. Vdekjet e tyre për vite të tëra u konsideruan si natyrore, pasi viktimat kishin probleme shëndetësore dhe ishin në moshë të thyer. Pas vdekjes, ajo përfitonte nga pasuritë e tyre – toka, shtëpi dhe para në dorë.

Autoritetet thonë se Akbari ka vepruar në disa qytete të ndryshme, duke lëvizur shpesh për të shmangur hetimet. Pista kriminale filloi të merrte formë pas rastit të fundit, në vitin 2023, kur djali i një prej viktimave ngriti dyshime dhe denoncoi ngjarjen në polici. Hetimet zbuluan një model të përsëritur helmimesh, ndërsa në banesën e saj u gjetën sasi ilaçesh të forta dhe substanca të ndaluara.

Procesi gjyqësor është duke u zhvilluar në Gjykatën Revolucionare në qytetin Sari, ku Akbari akuzohet për vrasje me paramendim dhe një rast të tentativës për vrasje. Mbi 45 familjarë të viktimave janë paraqitur si paditës, duke kërkuar dënimin maksimal sipas ligjit islamik – ekzekutimin me varje.

Avokatët e saj kanë ngritur pretendime për gjendjen e paqëndrueshme mendore të klientes, duke kërkuar ekspertizë psikiatrike. Megjithatë, familjet e viktimave theksojnë se planifikimi i ftohtë dhe mënyra e përsëritur e veprimit tregojnë për një krim të vetëdijshëm dhe të organizuar.

Rasti i Kolsum Akbari është cilësuar nga mediat vendase si një prej serive më famëkeqe të vrasjeve në Iranin modern, krahasuar me ngjarje të tjera të ngjashme në të kaluarën. Opinioni publik është i tronditur jo vetëm nga numri i madh i viktimave, por edhe nga fakti që autoritetet nuk arritën ta zbulojnë për gati dy dekada.

Vendimi i gjykatës pritet të jepet në javët në vijim, ndërsa rasti ka ndezur debat të madh mbi dobësitë e sistemit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së rasteve të dyshimta të vdekjeve në vend.Njihuni me “Vejushën e zezë”, thuhet se ka vr*rë 11 burra/ Dëshmia tr*nditëse: Mb*ta më shumë se kaq, s’mbaj mend..

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ajola Xoxa shpëton nga masat e sigurisë, rriten shpresat për lirimin e Erion Veliajt nga qelia, çfarë do të ndodhë
Next Post: “Kurrë s’kam dashte, madje as burrin…ja pse e mora”, TRONDIT Parashqevi Simaku zbulon detajet intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme