I ftuar në nje interviste televizive, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se në Shqipëri po funksionon një skemë e një qarku të mbyllur, ku paratë e përfituara nga korrupsioni dhe pronat publike të grabitura pastrohen përmes ndërtimit me përfshirjen e zyrtarëve të lartë, drejtorëve dhe personave të lidhur me krimin.
Hoxhaj akuzoi qeverinë se ka dhënë me koncesion bregdetin e Semanit për parqe fotovoltaike dhe se po vazhdon me dhënie pronash në zona të ndryshme të vendit, përfshirë edhe rastin e Himarës ku përmendi çështjen e Olta Xhaçkës dhe 10.000 m² pronë nën sekuestro.
Ai tha se në Fier, veçanërisht në zonën e Sheq Marinasit, po jepen leje për parqe fotovoltaike, ndërsa në qytete të tjera si Bulqiza, Vlora dhe Saranda po grabiten toka bujqësore dhe blegtorale në favor të një grupi të lidhur me qeverinë.
Duke folur për korrupsionin në infrastrukturë, ai përmendi rrugën Qukës–Qafë Plloçë si shembull të shembjes dhe rrezikut për qytetarët, duke e cilësuar si “njollë të zezë” të ndërtimit dhe menaxhimit të fondeve publike.
Ai shtoi se, asnjë leje apo licencë e madhe ndërtimi nuk jepet pa dijeninë dhe firmën e kryeministrit Edi Rama, duke e përmbyllur deklaratën me akuzën se është krijuar një sistem i strukturuar qeveritar që favorizon një grup të kufizuar biznesesh dhe dëmton biznesin e ndershëm.
Pjesë nga deklarata:
Ndërkohë ka raste të tjera, për shembull kjo qeveri po jep, ka dhënë gjithë bregdetin e Semanit, e ka dhënë me koncesion për ndërtim parqesh fotovoltaike në shkelje flagrante të ligjeve. Dhe këtë nuk e themi ne, e thonë raportet zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kjo qeveri ka grabitur pronat e bregdetit të qytetarëve, të banorëve të zonave të bregdetit të Himarës, dhe u vërtetua kjo me rastin e Olta Xhaçkës.
Është ende 10.000 m² pronë atje që është nën sekuestro. Është ndaluar, në dijeninë time, edhe ndërtimi i resortit, sepse është bllokuar prona, pra është tokë e grabitur. Janë grabitur prona pafund dhe po grabiten, do grabiten tashmë edhe me paketën e maleve. Pra, e kuptoni se me çfarë kemi të bëjmë.
Pra, zotërinjtë në fjalë kanë marrë pronën e tyre, kanë paguar paratë shtetit për detyrimin dhe sipas vlerësimit që u ishte bërë godinave, kanë paguar të gjitha taksat, kanë marrë lejet e ndërtimit nga ish-kryetari i bashkisë së kohës, zoti Edi Rama, dhe kanë zhvilluar pronën e tyre. U ofruan edhe strehim madje banorëve që ndodheshin në godinat e ish-klubit sportiv Partizani. Pra, kanë bërë një zhvillim total të pronës.
Po shikoni se, po të shkosh sot në atë zonë, ke parqe publike, ke zona të gjelbra. Po të shkosh sot në atë zonë, ke kopshte dhe çerdhe të cilat i kanë ndërtuar investitorët, ke faltore për besimtarët. Pra, është një kompleks banimi të cilin njerëzit, pra ish-pronarët e morën dhe ia rikthyen komunitetit me shumë dimensione, me shumë vlera. Pra, nuk zhvilluan dhe nuk ndërtuan në mënyrë, po themi, pinzare vetëm beton, por i dhanë hapësira publike, u dhanë institucione, faltore e të tjera.
Po jepen toka, toka buke, toka të cilat banorët i shfrytëzojnë për blegtori apo për bujqësi. Sot po u jepen një grusht i vogël njerëzish, kryesisht të lidhur me qeverinë. Në disa raste janë edhe një pjesë e madhe e tyre ose deputetë, ose ish-deputetë, apo kryetarë bashkish, apo kanë lidhje të forta familjare me deputetë apo ministra aktualë, të cilët po marrin koncesione, leje ndërtimi për parqe fotovoltaike.
Duke ardhur te pyetja juaj tani, se u zgjata pak: te zonja Balluku ky është rast flagrant, i paprecedent, sepse sot kemi të bëjmë me një rast ku korrupsioni është, po themi, alarmant te tenderat e rrugëve. Kam kaluar sot në një nga rrugët që u shemb në Qukës-Qafë Plloçë. Ajo rrugë për mua sot është dhe vijon të jetë një njollë e zezë për sa i përket jo vetëm korrupsionit, por edhe cilësisë së ndërtimit dhe që rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve. Kam rrezikuar edhe unë sot kur kalova në të për shkak të disniveleve dhe shembjeve të rrugës, apo shumë rrugë të tjera që u shembën.
Zonja Karçanaj, të cilën kryeministri Edi Rama e cilësonte të pastrehë, rezultoi që kishte vila, apartamente apo shumë prona të tjera, të cilat sot, në këndvështrimin tim, jo në dijeninë time, por në dijeninë time, sot SPAK po heton për pastrimin e parave, sepse kemi parë për shembull grupe kriminale të cilat kanë hapur nga katër, pesë kompani dhe pasi bëjnë trafikun e drogës, vijnë dhe bëhen biznesmenë të ndershëm me paratë publike. Marrin licenca, marrin leje ndërtimi për ndërtim kullash dhe më pas fluturojnë çmimet në 3.000 euro metri katror dhe ne nuk krahasohemi dot më as me Milanon, që është kryeqendra financiare e Europës, apo me vende të tjera.
Në dijeninë time ka raste kur BKH, ndoshta nuk e di sepse kjo mbetet për t’u parë në vijim, por ka raste ku po heton në mënyrë shumë intensive pikërisht këtë lloj pastrimi parash, këtë lloj skeme mafioze që po dëmton qytetarët shqiptarë. Po vihen nën hetim blerja e apartamenteve, po hetohen agjenci imobiliare, sepse po të shohësh edhe agjencitë imobiliare janë bërë pjesë e këtij sistemi dhe normalisht ne presim.
Pra shiko, këto janë burime shumë konfidenciale, pra janë burime që vijnë nga Prokuroria e Posaçme, por po themi që ky është një lajm i mirë sepse qytetarët shqiptarë sot po shohin dhe po dëgjojnë jo vetëm raporte zyrtare ndërkombëtare që flasin për një situatë alarmante të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në ndërtim. Dhe unë po ju them, po të bëni një analizë dhe po të shihni, unë i kam parë për arsye të punës, kam parë që shumë nga kompanitë që sot po hetohen me zonjën Balluku pikërisht për tenderat e rrugëve dhe jo vetëm, janë edhe kompanitë kryesore që kanë marrë edhe lejet për ndërtimin e kullave në Tiranë.
Patjetër. Prandaj thashë që agjentët e BKH-së kanë nisur punën dhe po shohin pikërisht këtë qark për të kuptuar se si funksionon ky mekanizëm, se si është krijuar një cikël i mbyllur ku janë agjencitë imobiliare, janë kompanitë që marrin licenca apo leje nga qeveria, që njëkohësisht marrin edhe tendera publikë, janë edhe personat e përfshirë në politikë të cilët i firmosin këto leje dhe licenca, të cilët ne i kemi denoncuar me emra, me fakte sepse kanë firmën e tyre.
Dhe e di çfarë është më e rëndësishmja këtu? Nuk ka firmosur vetëm Belinda Balluku apo Mirela Kumbaro, e cila shkoi dje në SPAK dhe ndenji katër orë dhe na tha se ishte për stadiumin “Air Albania”, por që në fakt të dhënat janë krejt ndryshe. Apo shumë ministra të tjerë. Nuk mund të firmosin dot një leje ndërtimi, një licencë pa firmosur kryeministri Edi Rama dhe po të futeni në faqen e AZHT-së, pra Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, do të shihni se firma e parë i përket kryeministrit të vendit.
Pra nuk e ka bërë vetëm Belinda Balluku korrupsionin apo Mirela Kumbaro, e kanë bërë si një grup i strukturuar kriminal, pra qeveritar. Dhe këtë e them me bindje të plotë sepse ka qenë kryeministri dhe vijon të jetë ai që e promovon këtë lloj sistemi.
Është ai që i promovon këto lloj kompanish, këta lloj njerëzish të cilët ndonjëherë duket sikur ne sulmojmë biznesin. Në fakt është e kundërta, ne duam që në këtë vend biznesi të lulëzojë, por biznesit të