Skip to content

Lajmi I Fundit

“Nuk jam xheloze për Selin”, rrëfehet gruaja e Mirit: Ndjenjat nuk ekzistonin por ka…!

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on “Nuk jam xheloze për Selin”, rrëfehet gruaja e Mirit: Ndjenjat nuk ekzistonin por ka…!

Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, e surprizoi këtë të fundit në “S’e Luan Topi”, teksa foli edhe për marrëdhënien e këtij të fundit me Selin Bollatin në “BB VIP 5”.

Ajo ka deklaruar se Miri nuk ka pasur ndjenja për Selin, andaj nuk është bërë xheloze, pavarësisht aludimeve gjatë rrugëtimit të tyre në “BB VIP 5”.

“Mesazhin që kishin dhënë të tjerët jashtë, nëse nuk jeni në të njëjtën situatë mos na gjykoni pa bazë. Mendohuni përpara se të flisni. Nuk jam ndjerë xheloze për Selin, absolutisht që jo. E para punës kam pasur dhe kam besim tek Miri. Nuk kam pse të jem xheloze për një gjë që nuk ekzistonte. Jam shumë e bindur. Kur ke besim tek partneri yt nuk ke pse je xheloze. Kisha besim të plotë, e kam akoma”, tha Rabea Shahini.

Miri po ashtu zbuloi se përse nuk e ka marrë deri më tani pasaportën gjermane, megjithëse prej shumë vitesh është i martuar me një shtetase të Gjermanisë.

“Pasaportën gjermane nuk e kam marrë, kam bërë aplikimin tani vonë. Nuk kam dashur ta merrja, nëse do ta merrja gjermanen duhet të lija atë shqiptare. Nuk doja të hiqja dorë nga shqiptarja, as nuk do të hiqja kurrë. Tani mund t’i marr të dyja, është shumë në rregull”, u shpreh ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Pastrova nderin tim”, vjehrra ekzekuton me dy plumba në kokë nusen 25-vjeçare (FOTO)
Next Post: Injorim total: Ish-çifti Rozana Radi dhe MC Kresha shmangin njëri-tjetrin ndonëse u gjendën në të njëjtën studio televizive (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme