Skip to content

Lajmi I Fundit

“Nuk janë aksidente, janë krime të rrënda”, Ina Zhupa: Duhet ndryshim urgjent i Kodit Penal

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on “Nuk janë aksidente, janë krime të rrënda”, Ina Zhupa: Duhet ndryshim urgjent i Kodit Penal

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa reagoi ashpër lidhur me ngjarjen tragjike, duke e cilësuar të papranueshëm trajtimin e rasteve të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si “aksidente” apo “pakujdesi”.

Në reagimin e saj, ajo kërkon ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që këto raste të konsiderohen si krime të rënda kundër jetës, pasi sipas saj, kush hipën i dehur në timon vepron me vetëdije të plotë për pasojat. Zhupa thekson se drejtësia duhet të jetë në lartësinë e dhimbjes së familjeve të prekura dhe shpreh ngushëllimet për viktimat, si dhe lutjet për shërimin e fëmijës së plagosur.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës

Sot është një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve.

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur pjesën e shpirtit të tyre, fëmijët e tyre. Lutem me gjithë zemër për shërimin e fëmijës së plagosur.

Ky është rasti për të reflektuar si ligjvënës, nuk mund të vazhdojmë t’i quajmë “aksidente” apo “pakujdesi” raste kur dikush hipën i dehur në timon. Ky është një akt i vetëdijshëm, ku makina kthehet në armë dhe rreziku për jetën e të tjerëve është i qëllimshëm.

Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë më këta persona si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës. Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të pasojave.

Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur dhe të japë drejtësi të vërtet.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Hetimi tronditës zbulon ngjarjen e 4 viteve më parë! Piloti rrëzoi qëllimisht Boeing 737, duke vrarë 132 persona qëllimisht..!(VIDEO)
Next Post: Iranianët godasin me raketa anijen amerikane në Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të e mohojnë: Irani së arrin të…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme