Skip to content

Lajmi I Fundit

‘Nuk jemi ndarë’, bashkëshortja e Mirit sqaron njëherë e mirë të vërtetën e marrëdhënies së tyre

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on ‘Nuk jemi ndarë’, bashkëshortja e Mirit sqaron njëherë e mirë të vërtetën e marrëdhënies së tyre

E ftuar në një emision televiziv, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit.

Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP 5”, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media për martesën e tyre.

Ka pasur momente që është konceptuar nga disa njerëz sikur marrëdhënia juaj u vu në dyshim. Si e përjetove këtë?

Rabea Shahini: Unë jam mësuar nga politika që shprehen shumë gjëra që nuk janë gjithmonë të vërteta. Nuk është se më prek shumë, por ka shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Ne as jemi ndarë, as kemi ndonjë marrëdhënie të çuditshme. Madje për të sqaruar atë që është thënë sikur Miri është martuar me mua për letra, Miri akoma nuk i ka marrë letrat. E ka pasur mundësinë për të marrë nënshtetësinë gjermane, por nuk e ka bërë sepse e do shumë atdheun. Miri ka një karrierë këtu dhe kjo karrierë nuk vazhdon nëse nuk është këtu. Kemi debatuar shumë për këtë. Edhe për ne ishte vendim i vështirë. Edhe ne nuk jemi gjithë kohën me të. Nuk do jetë gjithmonë kështu, por për momentin, sepse ai nuk e lë dot karrierën, as unë nuk e lë dot punën në parlamentin gjerman. Nuk është e lehtë për ne. Është sakrificë për ne, veçanërisht për Mirin, se ai e do shumë vajzën e tij. Nuk është e thjeshtë të mos jesh gjithë kohën me të.

Miri dhe vajza ngjajnë shumë si karakter. Kanë ca rituale të përbashkëta. Ata vdesin të bëjnë shopping, shohin nëpër dyqane, luajnë Nintendo, rrinë shtrirë në kolltuk në të njëjtin pozicion, madje edhe flenë njësoj. Një ditë e çova televizorin te BBV dhe Miri ishte në gjumë akoma, shkova tek dhoma e gjumit dhe pashë edhe vajza po flinte po në të njëjtin pozicion.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: PARALAJMERON mjekja e famshme: Mos guxoni më të ur*noni në dush, ja çfarë mund t’ju ndodh më pas
Next Post: E FUNDIT: Izraeli miraton ligjin ekstrem për dënimin me vd*kje që synon vetëm palestinezët (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme