Skip to content

Lajmi I Fundit

Nuk ka kohë për punë, prokurorja në Sarandë kërkon burrë tek fallxhorja!

Posted on April 7, 2026 By admin No Comments on Nuk ka kohë për punë, prokurorja në Sarandë kërkon burrë tek fallxhorja!

Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Stop”, Tv Klan kishte të bënte me rastin e qytetarit Pandeli Nika, ku sipas tij i është përvetësuar biznezi familjar nga vëllai i tij, bashkëpronarit të biznesit të ndërtuar në vitin 1996.

Çështja ishte referuar në Prokurorinë e Sarandës, për falsifikim dokumentesh, por prokurorja Hava Memko nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm.

Menjëherë pas publikimit nga “Stop”, prokurorja procedoi penalisht Pandeli Nikën për një dokument noterial, që pretendohet të jetë i falsifikuar, pa asnjë akt-ekspertimi, apo provë shkencore.

Gjithcka u ngrit mbi bazën e fjalës së noterit, i cili vetë rezulton i akuzuar dhe i dënuar më parë për falsifikime, i favorizuar nga organi i akuzës.

Nga ana tjetër, i njëjti dokument është hetuar dy herë më parë nga prokurorë të tjerë dhe është mbyllur pa asnjë element falsifikimi.

Ndërkohë, denoncuesi ka paraqitur dy ekspertiza private, që vërtetojnë, se vulat janë autentike.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto “bëma”, prokuroja Memko është parë të shkojë për të konsultuar fatin tek një fallxhore e zonës.

Qytetari: Si je

Qytetari: Është çuni i tezes në Sarandë

Fallxhorja: Po

Qytetari: Edhe një vajzë aty tek puna, ka qejf që ta zëri. E kupton?

Fallxhorja: Ah, kjo vajza..!

Qytetari: Kjo vajza ka qejf të zëri këtë, se është avokat ky djali. E quajnë Hava.

Fallxhorja: Hava!

Qytetari: Hava Memko!

Fallxhorja: E martuar?

Qytetari: Jo moj, beqare!

Fallxhorja: Hava!

Qytetari: Memko!

Fallxhorja: Sa më vijnë mua këtu…

Qytetari: E marr vesh më, ja ta tregoj me foto!

Fallxhorja: Hë!

Qytetari: E shikon?

Fallxhorja: Kjo është ajo, që bën keq? Që bën keq? Ka ardh këtu kjo?

Qytetari: Po!

Qytetari: E kupton tani, po është fut kjo në mes.

Fallxhorja: E njoh. Tani s’ka ardhë kjo te mua. Nga është kjo? Nga Konispoli?

Qytetari: Eh..!

Fallxhorja: Po është nga Konispoli, ka ardhë.

Qytetari: Po, pra!

Fallxhorja: Nga Konispoli është?

Fallxhorja: Ka ardhë mo, ka ardhë me nji me syze dhe ajo ashtu është më duket, prokurore. Një e shëndoshë. Po tani s’kanë ardhur ato, mund të kenë nja.., vjet. Tani erdhe, rri rehat! Dhe në një vend tjetër ka vajtur kjo. Tani e prura në…

Fallxhorja: Nuk është kjo, s’ia vlen, edhe lekiste shumë, është lekiste e paparë./Emisioni STOP

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kjo është gruaja që e paguan një burrë 2200 euro, mirëpo arsyeja do ju lërë pa fjalë..!
Next Post: Donald Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi PRANUAR propozim me 10 pika nga Teherani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme