Një episod sa romantik aq edhe nostalgjik është ndarë nga gazetari i njohur Bledi Strakosha, i cili ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku rrëfeu për herë të parë një kujtim të paharrueshëm nga rininë e tij: një takim magjik me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Në një atmosferë të çlirët dhe me batuta të shumta, Strakosha, një nga figurat më të dashura të ekranit dhe gazetarisë shqiptare, u ndal jo vetëm tek fillimet e tij në media, por edhe tek emocionet e adoleshencës – ku padyshim spikati ky rrëfim i papritur që u prit me buzëqeshje dhe entuziazëm nga publiku.
