Skip to content

Lajmi I Fundit

Opinionistët/ Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari zbulojnë të pathënat në dhomën e rrëfimit

Posted on April 18, 2026 By admin No Comments on Opinionistët/ Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari zbulojnë të pathënat në dhomën e rrëfimit

Një moment i veçantë ndodhi gjatë finales së Big Brother VIP 5.

Të dy opinionistët e këtij sezoni, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nëpërmjet dhomës së rrëfimit.

Të vendosur përballë njëri-tjetrit, ata iu përgjigjën disa pyetjeve nga Ledion Liço:Biseda gjatë finales-

Ledion Liço: Mendimi i parë kur morët vesh që do jeni opinionistë bashkë…

Monika Kryemadhi: Ka të njëjtën ditëlindje me vajzën time të vogël. Kemi qenë komshinj te lagjja e vjetër. Të qenit opinionist me Arbrin ka qenë një mrekulli, sepse edhe kur bëja gabime, më jepte sinjale që: ‘Kujdes’.

Arbër Hajdari: Ka qenë lajmi më i bukur i asaj jave që kam marrë. E njoh karakterin e Monës. E dija që ajo do të ishte një person i veçantë për të ndarë studion.

Monika Kryemadhi: Ka kaluar më mirë me mua se të tjerët…

Ledion Liço: A do ta zëvendësosh ti Arbërin sezonin tjetër?

Monika Kryemadhi: Kurrë!

Ledion Liço: Nëse do t’i jepnit vetes një këshillë në datën 20 dhjetor, në datën kur nisëm rrugëtimin tonë, cili do të ishte?

Monika Kryemadhi: E para, të mësosh përmendësh rregullat e Big Brother.

Arbër Hajdari: Kujdesu më shumë për Monikën.

Ledion Liço: Nëse do të fitoje 100 mijë euro, çfarë do të bëje?

Monika Kryemadhi: Shtëpi nuk blej dot se nuk më lënë. Do t’ia jepja Arbër Hajdarit për azilin e pleqve dhe shtëpinë e fëmijëve që do të ndërtojë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Çdo gjë ua dedikoj prindërve”/ Selin surprizohet me një mesazh nga babai i saj në finale: Më kanë dhënë gjënë më të …!
Next Post: Pastruesja u pushua nga puna për vjedhje, por kur pronari kuptoi të vërtetën ai u përlot.. (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme