Skip to content

Lajmi I Fundit

Osmani: E dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë në telefon për Banjskën në 3 të mëngjesit…

Posted on April 9, 2026 By admin No Comments on Osmani: E dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë në telefon për Banjskën në 3 të mëngjesit…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë parandaluar plane të rrezikshme të Serbisë, edhe pas sulmit në Banjskë.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Osmani ka theksuar rolin kyç të SHBA-së në momentet kritike për sigurinë e vendit.

“Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika. Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës dhe të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë natës së sulmit kishte zhvilluar komunikime urgjente me partnerët ndërkombëtarë.

“Të gjitha institucionet e dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë ne në 3 të mëngjesit në telefon, kush na ka dalë në ndihmë e kush na ka mbyllë telefonin”, u shpreh ajo.

Sipas saj, përmes komunikimit me SHBA-në është arritur të parandalohet përshkallëzimi i situatës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar plane shumë më ogurzeza që kanë qenë përtej Banjskës. Pra nuk ka qenë vetëm Banjska në rrezik. Kemi arritur që në komunikim me Amerikën të parandalojmë plane ogurzeza,” ka theksuar Osmani.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Sulmet në Liban, Irani mesazh SHBA-së: Zgjidh mes armëpushimit ose luftës përmes Izraelit
Next Post: Operacion unik i ukrainasve, Ja si shkatërrojnë urën ruse përmes sulmeve me dronë!!!(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme