Skip to content

Lajmi I Fundit

Parashqevi Simaku surprizon Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (VIDEO)

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on Parashqevi Simaku surprizon Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (VIDEO)

Një moment mjaft i veçantë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e “Ferma VIP”, duke surprizuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që ndjek me interes zhvillimet brenda fermës më të famshme në vend.

Teksa konkurrentët po qëndronin në ambientet e jashtme dhe po shijonin qetësinë e mbrëmjes, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Banorët kanë ngritur sytë drejt qiellit, kur kanë vënë re një mesazh surprizë që mbante një dedikim tepër special.

Këtë herë, mesazhi ishte dedikuar ekskluzivisht për shkrimtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Mimoza Ahmeti.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar reagimin më të madh dhe ka emocionuar pa masë vetë Mozën, ishte identiteti i personave që kishin menduar këtë surprizë kaq të bukur dhe domethënëse.

Mesazhi mbështetës vinte nga biznesmeni Elton Ilirjani dhe ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Sapo Mimoza ka kuptuar se droni ishte dërguar prej tyre, ajo nuk ka mundur të fshehë emocionet e forta dhe është shfaqur tepër e prekur nga ky gjest. Me shumë mirënjohje dhe dashuri, shkrimtarja ka përshëndetur dyshen me fjalë të ngrohta: “Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun.”

Ky moment ka sjellë shumë emocion dhe duartrokitje mes banorëve të “Ferma VIP”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: SPAK fillon hetim pasuror ndaj ministrit Ferit Hoxha/ I vëllai, pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Ergys Agasi”
Next Post: Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme