Skip to content

Lajmi I Fundit

Pas armëpushimit, reagon Khamenei: Agresorët nuk do të mbeten pa u ndëshkuar është SHBA apo Izraeli…!

Posted on April 9, 2026 By admin No Comments on Pas armëpushimit, reagon Khamenei: Agresorët nuk do të mbeten pa u ndëshkuar është SHBA apo Izraeli…!

Udhëheqësi suprem shpall “fitore” dhe sinjalizon fazë të re strategjike në rajon

Pas armëpushimit të brishtë që ndaloi përkohësisht përplasjen e drejtpërdrejtë, ka ardhur edhe reagimi i parë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili ka synuar të vendosë tonin për fazën e ardhshme të përballjes.

Mes spekulimeve në rritje mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe rolin real në vendimmarrje, mesazhi i Khameneit u transmetua nga televizioni shtetëror, duke konfirmuar se ai mbetet figura qendrore në drejtimin politik dhe strategjik të vendit.

“Irani nuk kërkon luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij”, deklaroi ai, duke vendosur një linjë të qartë mes shmangies së përshkallëzimit dhe refuzimit për të bërë lëshime.

Në vijim të mesazhit, Khamenei e paraqiti zhvillimin e fundit si një sukses për Iranin, duke e cilësuar popullin iranian si “fitues vendimtar” në këtë përballje. Ai theksoi se vendi ndodhet në një moment kthese, që sipas tij shënon fillimin e transformimit në një fuqi më të madhe rajonale.

Retorika e tij u ashpërsua në lidhje me kundërshtarët, duke paralajmëruar se “agresorët nuk do të mbeten pa u ndëshkuar” dhe se Irani do të kërkojë kompensim për dëmet dhe humbjet njerëzore.

“Ju, populli heroik i Iranit, ishit fituesit vendimtarë në këtë fushë beteje. Irani është sot në agim të transformimit të tij në një fuqi të madhe. Ne nuk do t’i lëmë pushtuesit kriminelë që sulmuan vendin tonë të pandëshkuar. Ne do të kërkojmë kompensim për të gjitha dëmet dhe për gjakun e martirëve tanë. Për fqinjët tanë jugorë: ju po dëshmoni një mrekulli – shikojeni drejt dhe qëndroni në anën e duhur. Kini kujdes nga premtimet e rreme të djajve. Ne do të hyjmë në një fazë të re në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit. Populli nuk duhet të braktisë rrugët pavarësisht “negociatave me armikun””, deklaorn ai.

Një element me rëndësi strategjike në deklaratë ishte edhe sinjalizimi për ndryshime në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Khamenei paralajmëroi hyrjen në një “fazë të re”, pa dhënë detaje konkrete, por duke lënë të kuptohet për rritje të kontrollit apo presionit në këtë zonë kyçe.

Ai iu drejtua gjithashtu vendeve fqinje në jug, duke i ftuar të “zgjedhin anën e duhur” dhe të mos mbështeten në “premtime të rreme”, një mesazh që reflekton përplasjen e ndikimeve në rajon.

Në planin e brendshëm, Khamenei kërkoi që mobilizimi publik të vazhdojë, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të tërhiqen nga hapësira publike pavarësisht zhvillimit të mundshëm të negociatave me kundërshtarët.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: 100 vite pa njerëz, këto jan pamjet interesante se si do të dukej toka..(VIDEO)
Next Post: E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme