Skip to content

Lajmi I Fundit

“Presim të tjera viktima në radhët tona”, Trump: Sulmi ndaj Iranit do të zgjasë 4 javë

Posted on March 1, 2026 By admin No Comments on “Presim të tjera viktima në radhët tona”, Trump: Sulmi ndaj Iranit do të zgjasë 4 javë

Presidenti Donald Trump deklaron se operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit pritet të zgjasë rreth katër javë dhe paralajmëron se mund të ketë viktima të tjera amerikane, ndërsa thekson se sipas tij janë vrarë 48 liderë iranianë dhe se operacioni po ecën sipas planit…

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit pritet të zgjasë rreth katër javë. Paralajmërimi ka ardhur nga presidenti amerikan Donald Trump, teksa paralajmëroi humbje të tjera në radhët e ushtrisë.

Në një intervistë për “The Daily Mail”, Trump tha se kohëzgjatja e konfliktit ishte parashikuar që në fillim.

“Ka qenë gjithmonë një proces 4-javor. Ne menduam se do të zgjasë katër javë apo diçka e tillë. Gjithmonë ka qenë rreth katër javë – sado i fortë që është operacioni, është një vend i madh, do të duhen katër javë – ose më pak”, u shpreh ai.

Presidenti shtoi se operacioni ka shkuar sipas planit dhe se rezultatet kanë tejkaluar pritshmëritë fillestare.

“Përveç faktit që eliminuam të gjithë udhëheqjen e tyre – shumë, shumë më tepër sesa mendonim. Duket se janë 48”, deklaroi Trump, duke iu referuar liderëve iranianë që, sipas tij, janë vrarë në sulme.

Duke komentuar vdekjen e tre ushtarakëve amerikanë, Trump pranoi se humbje të tjera mund të ndodhin.

“Janë njerëz të mrekullueshëm. Dhe, e dini, ne e presim që kjo të ndodhë, për fat të keq. Mund të ndodhë vazhdimisht, mund të ndodhë sërish”, tha ai.

Në një intervistë tjetër për NBC Neës, presidenti u shpreh: “Kemi tre, por presim viktima, por në fund do të jetë një marrëveshje e madhe për botën.”

Trump tha se do të takohet me familjarët e ushtarakëve “në momentin e duhur” dhe se mund të udhëtojë në Bazën Ajrore Dover në Delaëare për ceremoninë e pritjes së trupave të pajetë, ose t’i ftojë familjet në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur operacionet ushtarake në Iran vazhdojnë dhe administrata amerikane sinjalizon për një përballje që mund të zgjasë disa javë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Sulmet e koordinuara me Izraelin ndaj Iranit/ Vdekja e ushtarëve amerikanë, Trump kërcënon: SHBA do të hakmerret
Next Post: Goditje nga ajri, toka dhe deti/ SHBA zbulon arkitekturën e “Epic Fury”, 4 ‘avionë fantazmë’ u nisën nga Missouri (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme