Skip to content

Lajmi I Fundit

Protesta e studentëve në Shkup, Grida Duma: Një ngjarje historike, ka ngritur valën e ndërgjegjes kombëtare

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Protesta e studentëve në Shkup, Grida Duma: Një ngjarje historike, ka ngritur valën e ndërgjegjes kombëtare

Protesta e mbajtur në Shkup për gjuhën shqipe nga studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ku iu bashkuan dhe ata të Shqipërisë e Kosovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Autorja dhe moderatorja e Top Story, Grida Duma, puntatën e kësaj të mërkure e nisi me një reflektim mbi zhvillimet më të fundit në diplomaci sa i përket kësaj lëvizjeje studentore, duke theksuar rëndësinë historike të saj jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Ky është një nga zhvillimet më të vonshme sa i përket diplomacisë dhe këtyre momenteve, të cilat në ‘Top Story’ i kemi quajtur historike, sepse ajo që ka ngjallur lëvizja studentore në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, është një ngjarje historike pa dyshim dhe ka ngritur absolutisht atë që ishte vala e ndërgjegjes kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në Kosovë dhe në Shqipëri po ashtu. Thënë këtë, mënyra e kompleksuar ose jo, se si sillet shteti shqiptar kundrejt fqinjëve që mund t’i kthehen në problem, do të jetë pjesa e parë e këtij Top Story, jo vetëm sa i përket profilit të ambasadorëve, nëse ata duhet të jenë konjuktural, burokratik, procedural, apo politik dhe historik, por më tej sesa kaq. Roli i një media të tillë si Top Channel dhe një diskutimi si ky në Top Story është i tillë, që të ndërtojë një ndërgjegje kombëtare që shkon në benefit të asaj që është krenari, vlerë dhe parim i një historie që Shqipëria tashmë, nuk duhet të ketë asnjë gajle nëse e ndërton në kahjen e duhur të interesit të vet patriotik, historik dhe misionar”, u shpreh Duma.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Na duan të vdekur”, Kim Mehmeti ngre tonet në ‘Top Story’: Nëse ambasadori Meidani largohet, i jepet zemër grupeve anti-shqiptare dhe..!
Next Post: SKANDAL! Mbrojti studentët SHQIPËTAR nga dhuna e policis në Maqedonin Veriore po shkarkohet ambasadori Shqipëtar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme