Skip to content

Lajmi I Fundit

“Pse ma zure vendin, aty duhet të…”, dy durrsakët grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin brenda urbanit (VIDEO)

Posted on July 17, 2026 By admin No Comments on “Pse ma zure vendin, aty duhet të…”, dy durrsakët grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin brenda urbanit (VIDEO)

Një debat që dyshohet se ka nisur për një vend ulëse është shndërruar në një përplasje të dhunshme mes dy pasagjerëve në autobusin e linjës Durrës-Plepa, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin në mjet në ato momente.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon momentin kur dy burrat të cilët fillimisht shkëmbyen fjalë të ashpra me njëri-tjetrin, janë përleshur më pas fizikisht. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamjet, gjithçka ka nisur pas një debati se kush do të zinte i pari një vend për t’u ulur, shkak i cili ka qenë dhe “shkëndija” e debatit.

Ajo që në fillim ishte një përplasje verbale, brenda pak sekondash ka degraduar në dhunë fizike. Siç shihet edhe në video, njëri prej pasagjerëve godet tjetrin me shqelma, ndërsa qytetarët e tjerë të pranishëm janë përpjekur që të neutralizojnë situatën.

Megjithatë, përpjekjet për t’i qetësuar nuk kanë dhënë rezultat, pasi sipas dëshmitarëve pas kanë zbritur nga autobusi, ata kanë vijuar sherrin edhe jashtë.

© Credits JOQ

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kthehet “dimri” në kulmin e nxehtësisë së korrikut në këtë vend të Shqipëris
Next Post: E rëndë! Dolën për të luajtur futboll dhe nuk u kthyen më, binjakët 11-vjeçarë gjenden në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme