Skip to content

Lajmi I Fundit

Pse nuk shpëtoni pacientet me kan*er por beni terapi hormonale falas per personat transgjinor ?

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Pse nuk shpëtoni pacientet me kan*er por beni terapi hormonale falas per personat transgjinor ?

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili parashikon ofrimin falas të terapisë hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor, ka nxitur reagime të shumta në rrjet.

Pas trajtimit të kësaj teme në emisionin “Top Story”, modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka shpërndarë një qëndrim mjaft kritik në llogarinë e saj në Instagram, duke u shprehur e shokuar nga ky vendim.

Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme, Sara ka vënë në pikëpyetje prioritetet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke bërë një krahasim me mungesat e mëdha që vuajnë pacientët e tjerë.

Ajo ka theksuar se është e pakuptimtë që buxheti i shtetit dhe taksat e qytetarëve të shkojnë për këtë qëllim, ndërkohë që vendi ende nuk u siguron dot trajtime dhe ilaçe falas pacientëve që vuajnë nga kanceri apo atyre që kanë nevojë për dializë.

Sipas saj, ky vendim është krejtësisht i panevojshëm në një kohë kur pavionet e spitaleve janë në gjendje të rëndë dhe me myk, urgjencat nuk kanë shtretër të mjaftueshëm apo serum kundër helmit të gjarpërinjve, dhe pacientët e onkologjikut vdesin më përpara nga stresi sesa nga vetë sëmundja.

Ajo shtoi se një vendim i tillë kaq delikat, që prek edhe moshën 14 apo 16-vjeçare, do të duhej të paktën të kalonte për votim në Parlament e të merrej mendimi i komunitetit, përpara se të kthehej në një urdhër zyrtar

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë në Shkup, 19 vjeçari humb jetën
Next Post: “Njerku më martoi me djalin e tij, ai i preu kokën nënës sime!” Historia e tronditëse e Teutës (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme