Skip to content

Lajmi I Fundit

Punonte si motorrist, djali i policit me BMW i merr jetën! E vërteta e frikshme pse 18-vjeçari është i lirë!!

Posted on April 9, 2026 By admin No Comments on Punonte si motorrist, djali i policit me BMW i merr jetën! E vërteta e frikshme pse 18-vjeçari është i lirë!!

Një aksident tragjik i preu jetën në mes të riut Kristo Liço! 33-vjeçari nga Përmeti i cili kishte ardhur në Tiranë për të punuar dhe për të vazhduar jetën, me ëndrra dhe plane për të ardhmen, u përplas më 1 prill nga 18-vjeçari me “BMW X5”.

Prej asaj dite Kristo luftoi me të gjithë forcën për të shpëtuar, mirëpo ditën e djeshme plagët e marra e mposhtën atë, dhe fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë në shtratin e Spitalit të Traumës.

Për të gjithë që e njihnin Kristo ishte djalë punëtor, i pashoq, ashtu si dhe miqtë e tij thonë. Ai punonte për kompaninë “Wolt”, nga e cila deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim sa i përket këtij aksidenti dhe faktit që një prej tyre ndërroi jetë në një mënyrë tragjike.

Pasi kjo ngjarje është duke u përpjekur që të kalohet sikur nuk ka ndodhur! Përpos kompanisë, edhe Policia e Shtetit ka vendosur që të “heshtë”. Siç kemi bërë me dije dhe më herët, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga 18-vjeçari Endri Brailika, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”.

Ndonëse ai kishte vetëm tre muaj që ishte pajisur me leje drejtimi, 18-vjeçari “sy pa trembur” nga pozicioni i të atit qarkullonte lehtësisht nëpër rrugë me një mjet përtej kapaciteteve qe i lejohej.

Thuhet se babai i të riut është oficer policie dhe kjo ka ndikuar edhe në shpëtimin e të birit nga “telashet” me drejtësinë. Pavarësisht rrethanave tragjike të këtij aksidenti, 18-vjeçari u shoqërua në Komisariat dhe më pa u lirua menjëherë.

Ndërkohë që të afërmit dhe miqtë e Kristit kërkojnë transparencë dhe drejtësi, teksa kanë njoftuar dhe një protestë e cila pritet të mbahet ditën e premte në orën 10:00 para ambienteve të Gjykatës së Tiranës!

“Kjo nuk duhet të kalojë si një padrejtësi e heshtur. Duam drejtësi për Kristin,” shprehen të afërmit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Kutia e Pandorës” në duart e Selinit: Ajo çoi në nominim Mirin dhe Rogertin, ja pse…!
Next Post: Sherr mbi arkivol, Shikoni pamjet se si gratë rrihen për të vdekurin para të gjithëve..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme