Televizioni shtetëror iranian njoftoi se “Irani nuk kishte ndërmend të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe”, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pasi Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi se katër raketa kruiz, të lëshuara nga Irani, kanë goditur territorin e tyre. Sipas autoriteteve emiratase, sulmi është shoqëruar edhe me përdorimin e dronëve.
Abu Dhabi deklaroi se siguria në Gjirin Persik është vënë në rrezik, duke rritur shqetësimet për stabilitetin në rajon.
Ngjarja shënon incidentin e parë të tillë që pas armëpushimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe vjen menjëherë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për nisjen e një operacioni që synon rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë, mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga zyrtarë të identifikuar iranianë dhe mospërputhja e deklaratave mes palëve lënë ende të paqartë natyrë