Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, duke krijuar një korridor të rëndësishëm drejt Europës Qendrore.
Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia strategjike dhe ekonomike e këtij projekti, duke përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe përdorimin e infrastrukturës së re portuale të Durrësit për nevojat e NATO-s.
