Një pretendim i fortë ka ardhur nga gazetari Arjan Konomi lidhur me emisionin “Top Story”, ku e ftuar ishte deputetja dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Konomi pretendon se gjatë transmetimit të intervistës, hapësira publicitare u zgjat në mënyrë të pazakontë, duke ngritur dyshime për një ndërhyrje në përmbajtjen e emisionit.
