Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është ndaluar nga autoritetet izraelite teksa merrte pjesë në flotiljen humanitare “Sumud”, e cila kishte si qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë palestineze në Gaza. Prej datës 18 maj kur është njoftuar për ndalimin familja ende nuk ka marrë informacion se ku ndodhet. Bashëshortja e Bakiut, Eriselda Balliu I bën apel Autoriteteve shqiptare të interesohen se
“Arrestimi është i paligjshëm dhe trajtimi i tyre është abuzim. Nuk e di ku ndodhet Bakiu dhe si është ai me shëndet. Kam komunikuar çdo ditë me ambasadoren më shpjegoi se është cështjeU
Intervista:
Dua t’ju pyes pak për bashkëshortin tuaj, Baki Goxhajn, i cili ishte nisur drejt Gazës atje. Për çfarë ka shkuar dhe cilat ishin ndihmat sigurisht, aktiviteti që ai bënte?
Eriselda Balliu: Ndihmat mendoj që në më të shumti kanë qenë simbolike. Ata nuk mendonin që do e zgjidhnin problematikën ushqimore të Gazës përgjithmonë. Por sigurisht që ato kanë qenë nevojë konfirmim si zemrash të gjithë pjesëmarrësve dhe njerëzve me zemër që kanë kontribuar. Qëllimi normalisht ishte thyerja e bllokadës së paligjshme dhe, dhe ekspozimi i paligjshmërisë, i veprimeve të paligjshme të Izraelit. Siç ishte dhe rasti, siç edhe ndodhi, arrestimi i tyre, në qoftë se mund ta quajmë ende arrestim, të paligjshëm dhe mënyra se si ata trajtohen gjithashtu, në mënyrë abuzive, në mënyrë të përulshme, mënyra se si janë ekspozuar edhe në videot nga vetë ministri, tashmë i akuzuar për krime lufte, Ben-Gvir.
Balliu, keni arritur të komunikoni me bashkëshortin tuaj apo është e pamundur?
Jo, ne nuk e dimë ku ndodhet bashkëshorti im. Nuk ka asnjë informacion ku ndodhet Bakiu dhe si është ai me shëndet. Ne kemi marrë përgjigje nga Ministria e Jashtme që janë duke u interesuar. Kam komunikuar çdo ditë me ambasadoren, më ka kontaktuar vetë dy ditë edhe sot pak më parë komunikuam. Më shpjegoi që është çështje procedure dhe që akoma nuk kanë një informacion se ku ndodhet Bakiu.
Vetë ambasada ka patur komunikime, ka kërkuar llogari rreth ndalimit të shtetasit shqiptar?
Po, ka kërkuar informacion, por nuk ka një informacion të saktë. Informacioni që më përcillet, që më është përcjellë dje ka qenë pak evaziv. Sot e mësuam që kanë mbërritur disa prej aktivistëve në Izrael, por nga informacione të tjera jozyrtare më është thënë që kanë qenë të ndara aktivistët, pra, çuarja e tyre në Izrael ka qenë e organizuar në dy grupime të ndryshme.
Ne nuk e dimë se në cilin prej tyre është dhe nëse është, sepse doja të përmendja dhe faktin që në varkën ku ka qenë Bakiu, unë sot në mëngjes e mësova që një prej kapitenia e ekuipazhit është goditur me plumba plastikë dhe nuk e dimë si është me shëndet.
Këtë gjë unë këmbëngula me ambasadoren që të paktën ta mësonim që ndodhet aty dhe si është. Kapitenia di që fliste frëngjisht dhe në mos gabojmë ishte nga Guadalupe. Ishte aktiviste prej disa dekadash për çështjet e të drejtave të njeriut.
Konkretisht ku po i çonin këto ndihma zonja Balliu?
Atje ku kishte nevojë, atje ku duhet të çojë e gjithë bota, jo vetëm këto lloj ndihmash, por edhe ndihmesën të çdo lloj forme, qoftë edhe të mbështetjes mediatike të drejtë edhe të vërtetë. Pra, ndihmë të çdo lloj forme duhej çuar atje ku ishte nevoja në Gaza.
Fakti që janë 450 aktivistë nga e gjithë bota do të thotë që ka dhe një sensibilizim tashmë të paktën më të madh.
Shumë më të madh dhe ishin gati 1000 që prej fillimit, disa domethënë, për shkak edhe të vonesave nuk kanë mundur ta mbyllin të gjithë misionin dhe disa të tjerë u ndërprenë në kapjen e mëparshme. Por, gjithmonë do përmendur faktin që këta shtetas edhe këta aktivistë nuk ishin nisur asnjëherë për në Izrael dhe nuk kishte asnjë arsye që të bllokoheshin dhe për më tepër me qindra e qindra kilometra larg Izraelit.
Ndaj, do ishte e duhura që sidomos tani pasi ka pasur reagime shtetërore, nga shteti italian, nga Ministri i Jashtëm italian, por edhe në mos gabojmë nga Kryeministri irlandez dhe Ministri i Jashtëm turk, edhe shteti ynë të kishte reagimin e vet përveç interesimit.
Edhe mënyra se si ata janë marrë, është jashtëzakonisht poshtëruese dhe dhe abuzive dhe do të duhej një reagim të imagjinojmë si do kishte reaguar Izraeli. Vetëm këtë të kemi parasysh, si shteti shqiptar, por në këtë rast unë do të doja tërheqja vëmendjen edhe të opozitës. Edhe ata e kanë të drejtën për ta thënë një fjalë për shtetasin e tyre që mund të përfaqësojnë ndoshta edhe ata.
Apeli juaj është jo vetëm që shteti shqiptar të interesohet, por sigurisht të duhet të reagojë mbi atë që po ndodh.
Meqënëse kemi marrëdhënie kaq miqësore, unë do të prisja të kishte një reagim dinjitoz për një shtetas që në fakt është vetëm paqësor. Bakiu, është krijuesi i një prej fjalorëve të parë të gjuhës shqipe, fjalë.al, që ndoshta dhe shumë prej gazetarëve e përdorin.
Është programues për 20 vitesh dhe ka qenë aktiv për çështje që së pari prekin vendin e tij, qoftë në qytetin e Vlorës, qoftë edhe në Tiranë. Kështu që është një lloj individi që shteti shqiptar e ka për krenari që ta ketë brenda territorit të vet dhe të gjitha palët që përfaqësojnë shtetasit e tyre duhet të reagojnë.
Balliu, dhe diçka të fundit. Përpara se t’u niste ose në komunikimin e fundit që pate me Bakiun, ishte, ishte rreziku evident, e priste diçka të tillë pra, ishte frika se mund të ndodhte diçka?
Ata janë nisur me shumë optimizëm. Janë njerëz idealistë, të gjithë ata që ishin në varkë, janë shumë idealistë, por sigurisht edhe realizmi na rri brenda e ka, sepse e dinë që prej kaq vitesh është e vështirë që të arrish bregun e Gazës, përveç në mos gabojmë vitit 2008 që është arritur njëherë një flotilje të hyjë në Gaza. Dhe sigurisht që kur ne dhe ai e mori këtë vendim, ne e dinim që kjo mund të ishte një nga pasojat, por ti gjatë gjithë kohës shpreson që ti mund të jesh prej atyre që ke me vete zemrat e të gjithë të tjerëve që do donin të shkelnin në Gaza.
Unë kam komunikuar atë darkë edhe atë ditë, atë darkë kam pasur shumë merak, me thënë të vërtetën, sepse më përpara kam përvoja që ata sulmonin natës. Edhe merakun më së shumti e kisha atë ditë, darkën e asaj dite që po vinte, sepse s’kishin dalë plotësisht në ujëra ndërkombëtare dhe ndiheshin pak të sigurt aty ku ishin natën e parë. Bakiu ishte optimist, edhe postimi që ka bërë në mëngjes ishte i natyrës së optimist, por është edhe në të njëjtën kohë njeri i pa dorëzuar. Njeri që ka parë për reagimet e tij pasoja në vendin e tij.
Bakiu ka bërë, ka paraqitur një kallëzim penal në SPAK për përfshirjen e Kryerabinit të Shqipërisë në krime lufte duke qenë se ka qenë pjesëmarrës fizikisht në luftën e Gazës dhe pas kësaj ai ka pasur pasoja nga shteti shqiptar, që falë Zotit nuk u finalizuan si ata do dëshironin, sepse një prokurore mendonte që Bakiu është në të drejtën e lirisë së fjalës.
Por përpos të gjitha këtyre, kur ne jemi në një vend ku jemi të mbrujtur prej frikës edhe një pasojë të kemi po edhe pa pasoja fare ne zmbrapseshemi, Bakiu pati shumë pasoja dhe prapë zgjodhi që ta mbrojë të drejtën.
Dhe unë do t’i kërkoja përveç shtetit shqiptar që t’i ruajë, t’i ruajë individët që kanë vetëm drejtësinë si mision të tyre, por edhe të gjithë bashkëqytetarëve të mi, bashkëkombasve të mi, t’i mbrojtim, ta mbrojmë guximin në familjet tona, brenda shtëpisë tonë edhe brenda të gjithë ambienteve që na rrethojnë, sepse nëse duam të bëhet ky vend më i mirë, nuk bëhet dot pa pasur njerëz të guximshëm.
Eriselda, unë të falenderoj shumë dhe uroj që ajo çmenduri atje të ketë marrë fund sa më parë.