Skip to content

Lajmi I Fundit

“S’do përsërisim gabimet e Obamës”, Trump: Marrëveshja me Iranin do të garantojë një gjë për të gjithë

Posted on April 20, 2026 By admin No Comments on “S’do përsërisim gabimet e Obamës”, Trump: Marrëveshja me Iranin do të garantojë një gjë për të gjithë

Trump u shpreh i sigurt se marrëveshja që do të arrijë me Iranin këtë javë, do të garantojë paqen dhe sigurinë jo vetëm për Izraelin dhe Lindjen e Mesme, por edhe për Evropën, Amerikën dhe kudo tjetër…

Presidenti amerika Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e SHBA-së me Iranin do të jetë shumë herë më e mirë, se ajo e arritur nga ish-presidenti, Barack Obama. Trump tha se ajo marrëveshje ishte më e këqija në histori, që sipas tij ishte një rrugë e hapur që Irani të krijonte armë bërthamore.

“Marrëveshja që po bëjmë me Iranin do të jetë shumë më e mirë se JCPOA, e njohur zakonisht si “Marrëveshja Bërthamore e Iranit”, e shkruar nga Barack Hussein Obama dhe Joe Biden i përgjumur, një nga Marrëveshjet më të Këqija të bëra ndonjëherë në lidhje me Sigurinë e Vendit tonë. Ishte një Rrugë e Garantuar drejt një Arme Bërthamore, e cila nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me Marrëveshjen për të cilën po punojmë”, tha Trump në një postim në “TruthSocial”

Presidenti amerikan shtoi se administrata e Obamës më pas i dha udhëheqjes iraniane 1.7 miliardë dollarë ‘cash’ që ata t’i shpenzonin si të kishin dëshirë. Trump theksoi se nëse nuk do ta kishte ndërprerë këtë marrëveshje, Irani do të kishte krijuar armë bërthamore dhe do i kishte përdorur ndaj Izraelit dhe gjithë Lindjes së Mesme.

“Ata në fakt dhanë 1.7 miliardë dollarë në para të gatshme “të gjelbra”, të ngarkuara në një Boeing 757 dhe të dërguara me aeroplan në Iran, që udhëheqja iraniane t’i shpenzonte si të donin. Ai zbrazi të gjitha paratë nga bankat në DC, Virginia dhe Maryland. Ata bankierë thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë më parë! Përveç kësaj, Qindra Miliarda Dollarë iu paguan Iranit. Nëse nuk do ta kisha ndërprerë atë “Marrëveshje”, Armët Bërthamore do të ishin përdorur në Izrael dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Bazat tona të çmuara Ushtarake Amerikane”, shtoi Trump.

Trump u shpreh i sigurt se marrëveshja që do të arrijë me Iranin këtë javë, do të garantojë paqen dhe sigurinë jo vetëm për Izraelin dhe Lindjen e Mesme, por edhe për Evropën, Amerikën dhe kudo tjetër. Ai shtoi se kjo marrëveshje do të jetë diçka për të cilën e gjithë bota do të jetë krenare, pas shumë vitesh poshtërimi për shkak të lidershipit frikacak.

“Nëse një marrëveshje arrihet nën “TRUMP”, ajo do të garantojë Paqen, Sigurinë dhe Respektin, jo vetëm për Izraelin dhe Lindjen e Mesme, por edhe për Evropën, Amerikën dhe kudo tjetër. Do të jetë diçka për të cilën e gjithë bota do të jetë krenare, në vend të viteve të turpit dhe poshtërimit që jemi detyruar të vuajmë për shkak të lidershipit të paaftë dhe frikacak”, përfundoi Trump në postimin e tij në “TruthSocial”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Izraeli irriton botën e krishterë, Ja momenti kur ushtari shkatërron statujën e Jezusit (VIDEO)
Next Post: Kjo është arratisja më e famshme nga burgu më i rrezikshëm në botë, shikoni se çfarë ka bërë..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme