Skip to content

Lajmi I Fundit

Selin Bollati nuk hesht më, mesazhi i saj për Zvërnecin po bëhet viral

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Selin Bollati nuk hesht më, mesazhi i saj për Zvërnecin po bëhet viral

Edhe influencerja dhe ish-banorja e njohur e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar në Zvërnec dhe përplasjet e fundit mes banorëve dhe forcave të sigurisë.

Përmes një postimi në InstaStory, Selin ka shprehur shqetësimin e saj për ngjarjet e ndodhura, duke dënuar dhunën dhe duke kërkuar më shumë respekt për qytetarët. Ajo e cilëson të dhimbshme atë që ka ndodhur, ndërsa thekson se askush nuk duhet të ndihet i pambrojtur në vendin e tij.

“Heshtje mediatike, dhunë fizike, dhunë verbale, vjedhje e pasurive dhe e tokave tona. Mjaft më me padrejtësi të këtij lloji”, shkruan Selin në reagimin e saj.

Më tej, ajo shprehet se është e trishtueshme të shohësh skena të tilla, ndërsa ngre pyetje mbi drejtimin që po merr shoqëria shqiptare. Sipas saj, problemet e vërteta po mbeten pa zgjidhje, ndërsa energjia dhe forca po përdoren kundër qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre.

Në fund të mesazhit, Selin Bollati bën thirrje për më shumë respekt dhe drejtësi, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Heshtja përballë padrejtësisë nuk është zgjidhje. TURP!”

Reagimi i saj vjen pasi edhe disa figura të tjera publike kanë komentuar zhvillimet në Zvërnec, një çështje që vazhdon të ndezë debat të fortë në opinionin publik dhe rrjetet sociale

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Me atë që i bënë atij zotërisë, unë do të…! Marin Mema bën reagimin tronditës për ngjarjen në Zvërnec
Next Post: KUJDES Meshkuj ! Ja 4 llojet e femrave që, sipas disa ekspertëve, nuk të thonë kurrë “jo”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme