Luksemburgu po kërkon të tërheqë profesionistë të huaj për të plotësuar nevojat e tregut të punës në disa prej sektorëve më të avancuar të ekonomisë, përfshirë teknologjinë hapësinore, inteligjencën artificiale, teknologjitë shëndetësore, ekonominë digjitale dhe teknologjitë e gjelbra. Vendi ofron gjithashtu një nga tregjet më të paguara të punës në Europë, me pagë mesatare bruto mujore që vlerësohet në rreth 7,100 euro.
