Skip to content

Lajmi I Fundit

SHBA-ja akuzon Kinën për testime sekrete të bombës bërthamore

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on SHBA-ja akuzon Kinën për testime sekrete të bombës bërthamore

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka akuzuar Kinën se ka kryer në fshehtësi të paktën një test bërthamor që prodhoi shpërthim gjatë viteve të fundit, edhe pse Kina zyrtarisht ka moratorium për testet e tilla.

Këto akuza u bënë gjatë një fjalimi të Thomas DiNanno, nënsekretar i Shtetit për kontrollin e armëve, në një konferencë për çarmatimin në Gjenevë.

Ai tha se Kina ka përdorur teknika për të fshehur shenjat e shpërthimeve bërthamore, duke maskuar aktivitetet për të shmangur zbulimin e tyre nga monitorimi ndërkombëtar, shkruan washingtonpost.

Sipas tij, një test i tillë u krye më 22 qershor 2020. Kina është nënshkruese e Traktatit të Ndërprerjes së testeve bërthamore, por nuk e ka ratifikuar atë, ashtu si SHBA-ja.

Autoritetet kineze i hodhën poshtë këto akuza, duke thënë se SHBA po paraqet një narrativë të shtrembëruar dhe se akuzat janë të pavërteta.

Raportohet gjithashtu se Kina është duke zgjeruar arsenalin e saj bërthamor, duke ndërtuar fusha të reja me silo për raketa dhe teknologji të avancuara ushtarake. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pragë lufte!! Tronditë deklaratat e funditë mes SHBA-së dhe IRANIT janë alarmante…
Next Post: Vetëm 3 gjethe hithre i japin “lamtumirë çdo problemi”, ja si t’i përdorni (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme