Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se për herë të parë pas disa dekadash, tre aeroplanmbajtëse amerikane po operojnë njëkohësisht në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit, në rajon ndodhen USS Abraham Lincoln, USS Gerald R. Ford dhe USS George H. W. Bush.
Ato shoqërohen nga mbi 200 avionë dhe rreth 15,000 trupa ushtarake.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për misionin konkret, por prania e një force të tillë detare dhe ajrore konsiderohet si një nga më të mëdhatë e vendosura në rajon vitet e fund