Një moment i pazakontë dhe emocionues është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi një qen pretendohet se i ka shpëtuar jetën një gruaje në një situatë të rrezikshme.
Sipas përshkrimit që shoqëron videon, gruaja ndodhej në një moment të vështirë, kur një person iu afrua me qëllim për ta sulmuar. Në ato çaste, qeni reagoi menjëherë dhe ndërhyri, duke u vendosur mes gruas dhe personit që dyshohet se përbënte rrezik për të.
