Skip to content

Lajmi I Fundit

Shikoni PAMJET/ Ngjarja në Zvërnec, më në fund populli “çohet në këmbë” në Tiranë…

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Shikoni PAMJET/ Ngjarja në Zvërnec, më në fund populli “çohet në këmbë” në Tiranë…

Qindra qytetarë protestuan në qendër të Tiranës pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec të shtunën.

Protestuesit u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe më pas u zhvëndosën para Kryeministrisë. Ata dënuan aktet e dhunës ku protetuesit u tërhoqën zvarrë dhe u dhunuan brutalisht nga roje të policisë private.

Qytetarët kërkuan një zgjidhje të situatës nga institucionet përgjegjëse, ndërsa kundërshtojnë ndërtimet në zonën e Zvërnecit.

“Anuloni projektin”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëria nuk shitet”, “Duam dorëheqje”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve që kanë theksuar se nuk mbështesin asnjë parti politike

Gjatë protestës në kryeqytet, aktivisti Taulant Binaj deklaroi se sipas tij, Shqipëria po përballet me një proces të gjatë të degradimit dhe komercializimit të zonave natyrore.

“Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në ’90… Shoh që gjithçka ne kemi bërë në shumë vite, shpalljen e zonave të mbrojtura përfshi Rrjollin, Kune-Vain, Patokun, Karavastanë, Vjosë-Nartën, Butrintin, të gjitha duan të na i marrin, duan të na i shesin,” u shpreh Binaj.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore të viteve të fundit, sipas tij, kanë hapur rrugë për zhvillime që cenojnë zonat e mbrojtura, duke e cilësuar këtë situatë si një betejë më të gjerë për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: ‘Soni Malaj e dashuruar me Ilir Shaqirin, është zemërthyer’, çfarë po ndodh në Ferma Vip?
Next Post: “Ju vraft Zoti e Allahu”- Kështu Kurti e keqpërdori për fushatë vajzën e vogël në Vushtrri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme