Skip to content

Lajmi I Fundit

Shkoi për të punuar, humb jetën tragjikisht studenti shqiptar në Gjermani (EMRI)

Posted on July 17, 2026 By admin No Comments on Shkoi për të punuar, humb jetën tragjikisht studenti shqiptar në Gjermani (EMRI)

Studenti i Universitetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Emre Nazifi nga Krusheva, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tetovës përmes një mesazhi ngushëllimi të publikuar në rrjetet sociale.

Në reagimin e universitetit thuhet se Emre ishte një student shembullor i Katedrës së Gjuhës Angleze, i njohur për urtësinë, përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat e tij njerëzore.

“Emre do të mbetet në kujtesën e profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, thuhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Po ashtu, rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti, u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të Emre Nazifit.

Postimi i Universitetit:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të studentit të Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi nga Krusheva, i cili e humbi jetën tragjikisht në Gjermani.

Emre ishte një student shembullor i Katedrës së Gjuhës Angleze, i njohur për urtësinë, përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat e tij njerëzore. Ai do të mbetet në kujtesën e profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin.

Në këto çaste të rënda dhimbjeje, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Nazifi, të afërmve, miqve, kolegëve dhe mbarë komunitetit akademik.

Lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi për Emren do të mbetet i përhershëm në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Rektor i Universitetit të Tetovës

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Plas te Anglia/ Jude Bellingham shpërthen keq ndaj shokut të skuadrës pas eliminimit dramatik nga Argjentina
Next Post: HABIT Gjergj Luca, biznesmeni i gatshëm t’i bashkohet protestuesve: Keni të drejtën e Zotit të ngriheni kundër haleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme