Skip to content

Lajmi I Fundit

“Shpërthen” fruthi brenda një kopshti në Tiranë, 15 fëmijë të prekur

Posted on February 13, 2026 By admin No Comments on “Shpërthen” fruthi brenda një kopshti në Tiranë, 15 fëmijë të prekur

Fruthi po rrezikon realisht fëmijët në Tiranë. Ndonëse Instituti i Shëndetit Publik nuk e deklaron, por në një kopsht jo publik ka pasur shpërthim të fruthit.

Fëmijë të pavaksinuar janë infektuar me fruth, duke e transmetuar tek njëri-tjetri.

Prindërit që kanë fëmijë në atë kopsht janë njoftuar nga edukatoret e kopshtit, që të mbajnë fëmijët në shtëpi, për të shmangur infektimin.

Bëhet me dije se fruthi është shfaqur tek fëmijë të pavaksinuar, të cilët, edhe pse është detyrim ligjor që asnjë fëmijë i cili nuk ka përmbushur kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit të mos pranohet në këto institucione, gjithmonë gjenden çerdhe, kopshte dhe shkolla jo publike që e shkelin këtë detyrim, duke u bërë burim i transmetimit të sëmundjeve infektive, siç është fruthi, i cili konsiderohet vdekjeprurës.

Kjo vatër e shpërthimit të fruthit tashmë është izoluar.

Mësohet se aktualisht, janë të infektuar me fruth 15 raste.

Por, në një kohë kur autoritetet shëndetësore deklarojnë se vaksinimi ndaj fruthit, vaksina MMR që bëhet në moshën 1-vjeç, ka rënë për shkak të skepticizmit të prindërve dhe grupeve “novax” që nxisin mosvaksinimin, fruthi mbetet një rrezik që kërcënon shëndetin e të vegjëlve.

Mbulesa vaksinale ka rënë në afro 83% me dozën e parë, ndërkohë që OBSH kërkon që vaksinimi kundër fruthit duhet të jetë 95%. Raste sporadike me fruth ka në disa vende të Europës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Aktorja Anila Bisha kërkon 1 milion euro nga shteti për imazhin e ‘Diellës’!
Next Post: Safet Bajri kërkon në Kushtetuese shfuqizimin e masës “Arrest me burg”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme