Skip to content

Lajmi I Fundit

Shqipëria në alarm nga reshjet! 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Posted on November 26, 2026November 26, 2026 By admin No Comments on Shqipëria në alarm nga reshjet! 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Shqipëria përballet sot me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, duke ngritur alarmin për përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati.

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, situata kërkon vëmendje të veçantë në 11 qarqe të vendit. Rreziku është më i lartë në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë.

Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër ekziston rreziku i rrëshqitjes së dherave, ndërsa në Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara. Reshjet intensive pritet të sjellin rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë kryesorë dhe të mesëm, veçanërisht në Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Edhe era do të jetë një tjetër faktor shqetësues, me intensitet mesatar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të fryjë e fortë deri shumë e fortë. Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta: 11–17 gradë në bregdet, 12–18 gradë në zonat e ulëta dhe 3–13 gradë në zonat malore.

A është vendi përballë një episodi të zakonshëm reshjesh apo një situate që mund të sjellë pasoja serioze? Cilat janë zonat më të rrezikuara dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët gjatë orëve në vijim? Për të kuptuar situatën dhe rreziqet që na presin, flasim drejtpërdrejt me meteorologen Anira Gjoni.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Disa javë më parë, mora vesh për një grua me kancer në fazën e katërt, e cila ishte shtruar së fundmi në spital.
Next Post: Next Post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme