Skip to content

Lajmi I Fundit

“Skifterët” shqiptarë vodhën 530 mijë euro çanta në shtëpinë e prezantueses së njohur, dënohet një prej tyre

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on “Skifterët” shqiptarë vodhën 530 mijë euro çanta në shtëpinë e prezantueses së njohur, dënohet një prej tyre

Prezantuesja dhe modelja holandeze Sylvie Meis ka marrë pjesë në seancën gjyqësore lidhur me grabitjen e ndodhur në apartamentin e saj luksoz në Hamburg gjatë verës së vitit 2023, teksa ajo ndodhej me pushime në Ibiza.

Sipas Policisë së Hamburgut, vjedhja u krye nga një grup autorësh me origjinë nga Shqipëria. Një prej tyre, një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ermal M., u arrestua dhe u përball me drejtësinë.

Hetimet treguan se grabitësit hynë me forcë në banesën e saj në katin e pestë, duke marrë 22 çanta luksoze me vlerë rreth 530 mijë euro.

Gjatë procesit, Meis foli për ndikimin që ngjarja ka pasur në jetën e saj, duke treguar se edhe pse u dëmshpërblye nga siguracioni, vijon të përjetojë frikë, ankth dhe sulme paniku. Ajo shtoi se trauma ka prekur edhe djalin e saj 19-vjeçar.

I pandehuri Ermal M. u dënua me katër vite burg. Në gjykatë ai kërkoi falje dhe pretendoi se kishte pasur rol dytësor në grabitje.

Pas përfundimit të gjyqit, prezantuesja po përpiqet të rikthehet në normalitet, megjithëse pasojat emocionale të ngjarjes vazhdojnë ta shoqërojnë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: A ka kryer marrëdhënie pas ndarjes nga Ilir Meta? Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi
Next Post: Zbulohet lidhja mes dy këngëtarëve të njohur, ja çfarë e paska Miri, Anjeza Shahinin(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme