Pas vendimit të 11 profesorëve për ta hequr nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, studentja e Mjekësisë Klea Veli ka reaguar publikisht.
Ajo e konsideron këtë vendim të paligjshëm dhe shkelje të të drejtave të saj, duke vënë në dukje se nuk është njoftuar paraprakisht dhe as nuk i është dhënë mundësia të shprehej përpara marrjes së vendimit.
