Hyrja e papritur e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” dhe deklarata e tij e fortë se “tani do të luftojnë për vendin e dytë”, ka shkaktuar reagime të shumta. Aktori dhe ish-finalisti i BBVA 3, Jul Deda, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë rikthim, duke parashikuar një tronditje të fortë për banorët aktualë.
