Skip to content

Lajmi I Fundit

“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on “Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës

Përplasjet mes dy ish-ortakëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka, për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duket se do të vijojnë, dhe konflikti mes tyre vetëm po thellohet.

Mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e kompanisë së Valon Lluka nuk lejuan punonjësit e “Mabco” të futen në kantier. Ky gjest për Pacollin është i papranueshëm dhe ai e konsideron kriminal.

Pacolli shpërtheu ndaj ish-ortakut, duke theksuar se është pasuruar me ndihmën e tij dhe më pas është tradhtuar.

“Tani po të drejtohem ty A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat dhe mirëkuptimin që kishe), por futi duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja,” shkruan biznesmeni në postimin e tij.

Ai akuzon më tej Llukan për falsifikim dokumentesh dhe shantazh, duke shtuar se në fund drejtësia do të triumfojë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Kjo që po ndodh në Vlorë, ky terrorizim i grupeve kriminale ndaj punonjësve të investitorit të vetëm Mabco (pronarit të 98% të kuotave), i cili është i ekspozuar me mbi 300 milionë euro në Vlorë, i inkurajuar nga vendime gjyqësore të përkohshme, joligjore dhe jokushtetuese, e ka zanafillën te veprimet e pamoralshme, të dënueshme, mashtruese dhe tradhtare të Valon Llukës. Ai erdhi në grupin Mabetex, kaloi nëpër shumë funksione, u pasurua dhe në fund, pas 18 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe tradhtoi besimin që ia kishim dhënë.

Siç po e shihni, prej 9 muajsh jemi duke u përballur çdo ditë me trauma marramendëse, në kërkim të së drejtës dhe në përpjekje për të evituar më të keqen.

Tani po te drejtohem ty, A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat e mirëkuptimin që kishe), por fute duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja. Si munde ta shesësh pronën e huaj? Kush të shtyu ta bësh atë? E bëre për një përqindje, ashtu siç të kishte premtuar partneri yt në këtë vepër kriminale, nëse do ta kryenit me sukses këtë akt të shëmtuar.

Ti falsifikove dokumente, vula dhe çdo gjë tjetër. Pse, para se ta kryeje këtë akt të shëmtuar, nuk erdhe të kërkoje ndihmë, si herët e tjera? Ndoshta do të të kisha ndihmuar. Pse e mbajte këtë akt të fshehur për më shumë se 5 muaj, derisa rastësisht e zbuluam, pse unë nuk kisha bërë asnjë hulumtim, sepse kisha besim tek ti?

Ti i përbuze të gjitha: përbuze bujarinë dhe shtëpinë time. Mos harro se drejtësia, herët a vonë, vjen si rrufeja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Thuaj lamtumirë dentistit. Merrni këtë përbërës dhe zbardhni dhëmbët për 3 minuta (VIDEO)
Next Post: Shqiptarja e Turqisë ja plas të qarit: Kurrë mos i bëftë rehat xhani, kush na ndau nga vatani (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme