Skip to content

Lajmi I Fundit

Teherani breshëri raketash balistike, sulmohet baza e SHBA në Irak; tym e flakë në Erbil (VIDEO)

Posted on March 1, 2026 By admin No Comments on Teherani breshëri raketash balistike, sulmohet baza e SHBA në Irak; tym e flakë në Erbil (VIDEO)

Rinis përshkallëzimi: shpërthime në Teheran, raketa drejt Izraelit dhe bazave amerikane

Përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së ka rifilluar me intensitet të lartë, ndërsa raketat balistike iraniane vazhdojnë të ndjekin objektiva në rajon dhe sirenat e alarmit bien nëpër qytete izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar dhe po intercepton raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të saj. Sistemet e mbrojtëse ajrore janë aktivizuar dhe sirenat e alarmit u dëgjuan në zona të ndryshme të Izraelit, duke paralajmëruar banorët për kërcënimin në arrijnë.

Në një deklaratë, Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite tha se kanë dërguar mesazhe paralajmëruese drejt telefonave celularë të qytetarëve në zonat përkatëse, duke u kërkuar të ndjekin udhëzimet zyrtare të sigurisë. “Publiku kërkohet të jetë i përgjegjshëm dhe të veprojë sipas udhëzimeve”, thuhet në njoftim.

Moments of the Iranian drone shahid -136 strike hit in #Erbil, in Iraq probably an ammunition warehouse in a U.S base #Iran #IranWar #Iraq pic.twitter.com/5DlclkHcbD

— Strategic Watch (@karammm2000) March 1, 2026

Ndërkohë, shpërthime të forta tronditën kryeqytetin iranian Teheran rreth orës 21:00 sipas kohës lokale, me dritare ndërtesash që u drodhën nga valët e goditjeve. Televizioni shtetëror iranian raportoi se ishte nën sulm në të njëjtën kohë, megjithëse nuk është saktësuar objekti i goditur.

Në Irak, fraksione të mbështetura nga Irani njoftuan se kanë sulmuar me raketa balistike zonën e Erbilit, ku ndodhen edhe forca amerikane. Një grup me emrin “Rezistenca Islamike në Irak” pretendoi gjithashtu se ka kryer dhjetëra sulme me dronë gjatë së dielës kundër “bazave armike në Irak dhe në rajon”.

Raportimet nga vendngjarja treguan shpërthime pranë Bazës Ajrore të Erbilit, ku janë të vendosur trupa amerikane. Videot e kapura në terren treguan flakë e tym që ngriheshin afër zonave të bazës. Mbrojtja ajrore amerikane është aktivizuar, por ende nuk është e qartë nëse shpërthimet ishin goditje direkte apo interceptime nga sistemet mbrojtëse.

Gjatë ditës, fotografi të verifikuara treguan re të dendura tymi të zi që ngriheshin nga zjarri në bazë, ndërsa një numër i panjohur trupash amerikane ndodhen në Irak për të këshilluar dhe mbështetur forcat vendase të sigurisë.

Në një zhvillim tjetër, Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se një avion luftarak Typhoon i Forcave Ajrore Mbretërore, që operon nga Katari, rrëzoi një dron iranian që po vinte drejt territorit katarian. Avioni, pjesë e skuadriljes së përbashkët Britani-Katar, përdori një raketë ajër-ajër për të shkatërruar pajisjen gjatë një patrullimi mbrojtës.

Ministria britanike theksoi se forcat e saj janë duke luajtur një rol kyç në mbrojtjen e qytetarëve, interesave dhe aleatëve të tyre në rajon. Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar lidhur me incidentin me dronin.

Zhvillimet e fundit tregojnë se përplasja po zgjerohet në shumë fronte, nga territorin e Izraelit dhe Irakut deri te hapësira ajrore e Katarit, dhe se rreziku për një konflikt më të gjerë ushtarak në Lindjen e Mesme mbetet i lartë. Sulmet e vazhdueshme e kanë shndërruar rajonin në një skenë të tensionuar, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë në gatishmëri të lartë dhe qytetarët jetojnë nën kërcënimin e raketave dhe dronëve. /Pamfleti

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Goditje nga ajri, toka dhe deti/ SHBA zbulon arkitekturën e “Epic Fury”, 4 ‘avionë fantazmë’ u nisën nga Missouri (VIDEO)
Next Post: Vite sundimi absolut: Kush ishte Ali Khamenei dhe si erdhi ai në pushtet në Iran?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme