Një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, ku një 21-vjeçare ka denoncuar se është marrë me një automjet të tipit furgon nga një person i paidentifikuar dhe më pas është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit nëntor, ndërsa deri më tani identiteti i personit të dyshuar nuk është bërë i ditur.
