Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump anuloi gjithçka në sekondën e fundit, reagon ashpër kryeministri i Pakistanit: Ai është vetëm një..!

Posted on April 25, 2026 By admin No Comments on Trump anuloi gjithçka në sekondën e fundit, reagon ashpër kryeministri i Pakistanit: Ai është vetëm një..!

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.

Në një reagim publik, Sharif theksoi se “Pakistani mbetet i përkushtuar për të shërbyer si një ndërmjetësues i ndershëm dhe i sinqertë, duke punuar pa u lodhur për të çuar përpara paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA, Donald Trump, anuloi në moment të fundit udhëtimin e delegacionit amerikan drejt Islamabadit, duke sinjalizuar vështirësi në përparimin e negociatave me Iranin për një armëpushim.

Në një deklaratë për Fox News, Trump u shpreh se nuk sheh arsye për vijimin e përpjekjeve diplomatike në këtë fazë: “U thashë njerëzve të mi që po përgatiteshin të niseshin: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por nuk do të bëni më fluturime të gjata për të folur për asgjë’”.

Delegacioni amerikan pritej të drejtohej nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, së bashku me Jared Kushner, me synim zhvillimin e kontakteve me përfaqësues iranianë për të avancuar drejt një armëpushimi në konfliktin në zhvillim.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trump: Sapo anulova udhëtimin në Pakistan, brenda 10 minutash morëm një ofertë më të mirë nga Irani
Next Post: Këmbimi valutor 26 prill 2026! Euro në pikiatë, mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme