Skip to content

Lajmi I Fundit

“TURP TË JU VIJË”! Luarasi: Militantët e Berishës i vendosin flakën Tiranës, po largojnë turistët nga Shqipëria…

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on “TURP TË JU VIJË”! Luarasi: Militantët e Berishës i vendosin flakën Tiranës, po largojnë turistët nga Shqipëria…

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi gjatë fjalës në Kuvend ka dënuar hedhjen e molotovëve nga militantët e Sali Berishës ndaj vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture. Luarasi tha se pamjet me molotovë të shpërndara në mediat ndërkombëtare, dëmtojnë turizmin në Shqipëri.

“Kur flasim për turizmin, nuk po flasim për një çështje politike. Kur një turist vendos të vijë në Shqipëri, ai nuk sheh kush është në pushtet, por nëse Shqipëria është një vend i sigurit. Pamjet me molotovë, me flakë, me tension, janë pamje që për fat të keq nuk mbeten vetëm brenda Shqipërisë, sepse përhapen menjëherë në mediat ndërkombëtare dhe krijojnë perceptimin e pasigurisë.

Turizmi sigurisht që nuk e do flakën dhe dhunën, sepse mjafton një titull i vetëm në mediat ndërkombëtare, një foto e vetme me molotov në zemër të Tiranës, që shumë njerëz të anulojnë pushimet, të ndryshojnë destinacionin dhe të largohen nga Shqipëria.

Brenda Vilës 31 ku ndodheshin artistë të huaj, u krijua një situatë frike për jetën. Fatmirësisht të gjithë janë mirë, por mesazhi që doli jashtë vendit nuk është ai që duam. Nuk është mirë të hedhësh molotov ndaj një qendre arti. Tërësisht e papranueshme që fëmijët të përdoren për hedhje molotovi”, tha mes të tjerash Luarasi

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zbulohet vila sekrete prej 5 milionë paund në Dubai e kr*minelit të famshëm Daniel Kinahan, bashkëshortja nxjerr në shitje asetet për t’i shpëtuar sekuestrimit
Next Post: Jam 40 vjeçe beqare. Ju lutem dua një këshillë. Dua dhe unë të kem një lidhje. Si t’ja bëj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme