Skip to content

Lajmi I Fundit

U fut në parakalim dhe doli përballë kamionit, nëna 38 vjeçare në gjendje kome në spital

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on U fut në parakalim dhe doli përballë kamionit, nëna 38 vjeçare në gjendje kome në spital

Një nënë e re 38 vjeçe nga Korça, e cila dje është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin, rezulton se ka përfunduar në gjendje kome për shkak të përplasjes së fortë dhe dëmtimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke drejtuar një Mercedes Benz E Class kur ka vendosur të ndërmarrë manovrën e parakalimit. Fatkeqësisht, e reja nuk ka mundur të llogarisë dot kohën dhe shpejtësinë që i dukej për t’u kthyer sërish në korsinë e saj dhe i ka dalë përballë një kamioni të tonazhit të rëndë.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe shumë e rëndë, aq sa Mercedesi është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, në anën e shoferit.

Nena 38 vjeçare raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën, pavarësisht se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët po i qëndrojnë pranë çdo minutë, prej ditës së djeshme, për ta mbajtur në jetë.

Në mjet ka qenë edhe fëmija i saj, i cili fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ka marrë vetëm dëmtime të lehta nga aksidenti i rëndë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: I dha fund lidhjes për shkak të Indrit/ Vanesa tregon bisedën me ish të dashurin pas daljes nga Ferma VIP
Next Post: Përplasje dhe kaos në Zvërnec: Banorët tentojnë të shkulin rrethimin, policia përgjigjet me spraj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme