Skip to content

Lajmi I Fundit

U fut për të grabitur një banesë, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda ambienteve të shtëpisë në Fier(FOTO)

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on U fut për të grabitur një banesë, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda ambienteve të shtëpisë në Fier(FOTO)

Personi në foto është 47-vjeçari Ilir Zarka, i cili humbi jetën në rrethana të pazakonta, teksa kishte tentuar të kryente një vjedhje në Fier.

Viktima ka tentuar të futet në një banesë duke thyer xhamin e dritares. Ai dyshohet se është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi stoli i ka rrëshqitur nga këmbët.

Për pasojë, gjysma e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke mbetur i varur për orë të tëra gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është konstatuar në orët e mëngjesit nga një fqinj, i cili kujdesej për banesën në mungesë të pronarit, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Sipas Nikollaq Lules, vëllai i pronarit të banesës, shtëpia trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Ai shton se fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë konstatuar ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit./Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Paralajmërimi i Ankarasë: Izraeli s’rri pa një armik, radhën mund ta ketë ky shtet
Next Post: ‘Mamaja e Sibelës kreu marrëdhënie me Altin Çokun?!’ Motra e 27-vjecares: Tezja na ka inat dhe ajo…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme